Masar Omeragiq ka dy fjalë për Shkendijën dhe Vardarin!

- Bota Sot

Masar Omeragiq ka dy fjalë për Shkendijën dhe Vardarin!

Shkëndija e Tetovës është krenari e shqiptarëve në garat kualifikuese të Champions League.

Skuadra nga Tetova ka triumfuar me rezultat 1:0 ndaj Steaua-s në ndeshjen e parë të rrethit të dytë të kualifikueseve në Champions League.

Nga ana tjetër Vardari mbrëmë me një lojë të mirë e befasoi me rezultat 2:1 ekipin nga Zvicra, Lausanne-n, ndeshje e vlefshme e rrethit të dytë të kualifikueseve në Conference League.

Kreu i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Masar Omeragiq, ka shkruar në profilin e tij personal në Facebook, në emër të tij dhe në emër të FFM-së, duke uruar të dy klubet: "Urime Vardarit dhe Shkendijës!

Fitoret janë një hap i madh përpara për futbollin maqedonas dhe një kontribut i rëndësishëm në përmirësimin e koeficientit tonë të UEFA-s.

Ne besojmë në progres dhe fitore të reja, hap pas hapi drejt raundit tjetër".



Lexoni të gjitha në Bota Sot