Interi ngulmon për Lookman, por duhet kujdes nga Atletico Madrid

- Bota Sot

Interi ngulmon për Lookman, por duhet kujdes nga Atletico Madrid

E ardhmja e sulmuesit Ademola Lookman është ende në pikëpyetje, teksa Interi dhe Atalanta po vazhdojnë një “lojë shahu” negociatash për transferimin e tij.

Sipas raportimeve të fundit nga Italia, situata është e ngrirë që nga java e kaluar, kur Interi paraqiti një ofertë prej 40 milionë eurosh, e strukturuar si huazim me detyrim blerjeje.

Megjithatë, kjo ofertë është refuzuar nga Atalanta, që nuk pranon asnjë formulë që nuk nis me pagesë të plotë ose më të madhe në fazën e parë.

Atalanta mban pozicionin e saj të palëkundur duke kërkuar 50 milionë euro për kartonin e nigerianit, ndërsa Interi po mendon të rrisë ofertën deri në 45 milionë plus disa bonuse, për të kënaqur klubin bergamask dhe për ta mbyllur marrëveshjen. N

dërkohë, Lookman nuk e ka fshehur dëshirën për t’u larguar. Edhe një vit më parë, ai kërkoi transferimin dhe u përjashtua nga dy ndeshjet e para të sezonit, por më pas u rikthye si titullar në shtator.



Lexoni të gjitha në Bota Sot