Vardari gjobitet me 30,000 euro

- Bota Sot

Vardari gjobitet me 30,000 euro

Unioni Evropian i Futbollit (UEFA) e ka gjobitur klubin maqedonas Vardarin e Shkupit në ndeshjen kundër La Fiorita-s, të luajtur në Shkup në raundin e parë kualifikues të Conference League.

Vardari do të paguajë gjithsej 30,000 euro, 20,000 për përdorimin e mjeteve piroteknike dhe 10,000 euro shtesë për një mesazh politik që u vu re nga delegati i ndeshjes.

Duhet theksuar se tifozët e Vardarit njihen për provokime të ndryshme.

Ndaj, UEFA nuk fal në kësi raste.



Lexoni të gjitha në Bota Sot