E trishtë: 15-vjeçarja në Prizren dyshohet se u dhu:nu*a nga një 30-vjeçar

- Gazeta e Prizrenit

E trishtë: 15-vjeçarja në Prizren dyshohet se u dhu:nu*a nga një 30-vjeçar

Gazeta Sinjali raportoi ekskluzivisht për një rast të rëndë që ka ndodhur pasditen e 25 korrikut në Prizren, ku një vajzë e mitur dyshohet se ka qenë viktimë e dhunimit nga një person shumë më i rritur në moshë.

Rreth orës 17:00, gjatë një patrullimi rutinë në rrugën “11 Maji”, Policia ka ndaluar një veturë tip Mercedes, në të cilën ndodheshin dy persona: një mashkull dhe një vajzë. Shoferi i veturës ishte A.D., rreth 30-vjeçar, ndërsa pasagjere ishte një vajzë e mitur, rreth 15-vjeçare.


Pas identifikimit të të miturës, është kontaktuar menjëherë nëna e saj, e cila ka ardhur në vendin e ngjarjes dhe së bashku janë shoqëruar në Stacionin Policor në Prizren.
Sipas burimeve të Sinjalit, hetuesja kujdestare ka zhvilluar një bisedë me të miturën në prani të prindit të saj, ku e mitura ka deklaruar se ka pasur marrëdhënie intime me të dyshuarin.

Pas kësaj dëshmie tronditëse, janë aktivizuar të gjitha njësitë relevante: Hetimet Rajonale, Qendra për Punë Sociale dhe Prokuroria për të Mitur.

Ndaj të dyshuarit A.D. është inicuar rasti “Dhunim” dhe me vendim të prokurorit, ai është ndaluar për 48 orë. Hetimet janë duke vazhduar për të ndriçuar plotësisht rrethanat e rastit.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit