Në prag të sezonit të ri, Vora ka bërë të ditur se ka arritur akordin me talentin brazilian Vinicius Cesar.
Talenti 18-vjeçar vjen me pritshmëri të mëdha në ekip. Ai është formuar në akademitë e Cruzeiro dhr Corinthias. Po ashtu Vinicius i ka ndjekur hapat e “pjekurisë” edhe në kombëtaren e moshave të Brazilit, duke demostruar qartë se çfarë talenti është.
Ja postimi i klubit të Vorës: “Klubi ynë mirëpret talentin brazilian Vinicius Cesar, 18 vjeç, i rritur në akademinë elitare të Cruzeiro dhe pjesë e SC Corinthians gjatë sezonit 2024–2025. Ai vjen nga zemra e futbollit brazilian dhe është gati të tregojë veten në kampionatin shqiptar.
Vinicius ka qenë gjithashtu pjesë e ekipeve zinxhir të kombëtares së Brazilit, duke reflektuar cilësinë dhe potencialin që e karakterizon.Vora mendon për të ardhmen.
Me vizion dhe qetësi klubi vazhdon të ndërtojë një projekt afatgjatë. Në vijim, priten edhe disa afrime të tjera cilësore, që do të forcojnë më tej skuadrën”.