Igli Tare dhe Milan i kanë dhënë Club Brugge ofertën e fundit për Ardon Jasharin. “Telenovela” e mesfushorit shqiptar është drejt fundit dhe drejtuesit kuqezi presin “po”-në përfundimtare këtë fundjavë.
35 milionë euro fiks plus 5 të tjera në formë bonusesh është oferta e fundit e bërë nga Milan.
Në krahun tjetër, Jashari po “shtyn” fort për një transferim te “Djalli” dhe kjo mund të bëjë që Burgge t’i japë kuqezinjve përgjigje pozitive.
Orët e ardhshme janë vendimtare, teksa të gjithë janë në pritje. Vlen të theksohet se në rast se këtë fundjavë nuk do të mbyllet ky operacion, gjithçka shtyhet për javën e ardhshme.