Refuzim nga Kristjan Asllani?

- Bota Sot

Refuzim nga Kristjan Asllani?

Kristjan Asllani e ka të sigurt largimin nga Inter këtë merkato verore. Ishte drejtori sportivi i Inter, Piero Ausilio ai i cili nxori në treg mesfushorin e Kombëtares shqiptare. Për këtë të fundit nuk mungojnë ofertat, ku një nga më konkretet dhe seriozet është nga Spanja.

Shpeshherë, Real Betis ka “ngulmuar” për të siguruar shërbimet e Asllanit. Nga Inter kanë dalë “zëra” se ka qenë vetë futbollisti që ka refuzuar këto oferta me pretekstin për të qëndruar në Itali.

Por gazetarët afër klubit zikaltër, kanë nxjerrë zbuluar Interin. Kristjan Asllani nuk ka refuzuar.

Madje, ai ka qenë i gatshëm për t’u futur në negociata me cilindo klub që ka shfaqur interes. Mirëpo, oferta e Real Betis ka qenë 10 milionë euro, e cila nuk ka kënaqur Interin. Këta të fundit kërkojnë 20 milionë euro, ose 15 të tilla dhe një përqindje në rast rishitje.

Tashmë, mbetet të shihet se ç’do të ndodhë me 23-vjeçarin elbasanas dhe cila do të jetë aventura e tij e radhës.

Kujtojmë se Inter e bleu Asllanin nga Empoli në vitin 2023. Asokohe, zikaltërit shpenzuan jo pak, por rreth 16 milionë euro për të siguruar shërbimet e mesfushorit të Shqipërisë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot