Juventusi arrin marrëveshje me Sanchon

- Bota Sot

Juventusi arrin marrëveshje me Sanchon

Juventus ka arritur një marrëveshje personale me anësorin e Manchester United, Jadon Sancho, sipas raportimeve nga Italia, në një kontratë pesëvjeçare me një pagë prej 6 milionë euro në sezon plus bonuse.

Sipas asaj që raporton Corriere dello Sport përmes TuttoMercatoWeb, Sancho ka dhënë aprovimin e tij për të kaluar te Juventusi, ndërkohë që klubet janë ende duke negociuar për çmimin e kartonit të lojtarit. Manchester United kërkon 25 milionë euro, ndërsa “Zonja e Vjetër” është aktualisht e gatshme të paguajë rreth 18-19 milionë euro.

Gjithashtu, Corriere thekson se ky transferim është i lidhur me të ardhmen e Nico Gonzalez. Pas blerjes përfundimtare të Francisco Conceiçao për 32 milionë euro, Juventusi mund të ketë nevojë të shesë një tjetër anësor për të balancuar financat, në mënyrë që të finalizojë transferimin e Sanchos.

Juventus kërkon 30 milionë euro për Gonzalez, ndërsa interesimi për të vjen nga Al-Ahli, Inter dhe Atalanta. Megjithatë, kalimi i Gonzalez te Atalanta varet nga synimi i Interit për të transferuar Ademola Lookman, që e ndërlidh të gjithë këtë zinxhir negociatash mes klubeve italiane.



Lexoni të gjitha në Bota Sot