Flamurtari vazhdon të përforcojë skuadrën në prag të startit të sezonit të ri.
Vlonjatët rikthehen pas disa vitesh në elitën e futbollit shqiptar dhe po ndërtojnë një skuadër cilësore për tu paraqitur sa më mirë në Abissnet Superiore.
Flamurari zyrtarizon afrimin e mbrojtësit argjentinas Luciano Squadrone, që së fundmi është aktivizuar kampionatin bullgar. 25-vjeçari është bashkuar me skuadrën në Turqi, aty ku vlonjatët po zhvillojnë fazën përgatitore.
“Luciano Squadrone eshte zyrtarisht futbollist i Flamurtari Football Club. Vjen pas eksperiencës të fundit si futbollist në ekipin e Beroe Stara Zagora (Bullgari )
Lojtari është bashkuar me ekipin në fazën përgatitore në Bolu, (Turqi) ku është vendosur menjëherë në dispozicion të trajnerit për stërvitje”, shkruhet në njoftimin e klubit vlonjat.