Hysaj rrezikon të përfundojë jashtë listës të Lazios

- Bota Sot

Hysaj rrezikon të përfundojë jashtë listës të Lazios

Maurizio Sarri po përballet me vendime të rëndësishme përpara sezonit të ri.

Organika e Lazios aktualisht ka dy lojtarë më shumë, duke tejkaluar limitin e Serie A: 25 lojtarë gjithsej, me kufizime specifike. Këto përfshijnë katër lojtarë të rinj të detyrueshëm, katër lojtarë të stërvitur në Itali, 17 lojtarë mbi 23 vjeç dhe një numër të pakufizuar lojtarësh nën 23 vjeç.

Problemi kryesor ka të bëjë me lojtarët mbi 23 vjeç: aktualisht janë 19, dy më shumë se sa lejohet, dhe Sarri do të duhet të vendosë se kë të lërë jashtë listës.

Sipas Corriere dello Sport, një nga të përjashtuarit ka të ngjarë të jetë Toma Basic. Hysaj, Gigot, Cancellieri dhe Noslin po konkurrojnë për vendin tjetër.

Shqiptari, pavarësisht se është një lojtar i besuar për trajnerin, është në rrezik për një arsye të thjeshtë numerike: me pesë mbrojtës të krahut në skuadër dhe pa asnjë ndeshje evropiane, mbrojtja është e mbipopulluar.



Lexoni të gjitha në Bota Sot