Probleme te Vllaznia

- Bota Sot

Probleme te Vllaznia

Vllaznia do të përballet me Vikingurin, më 31 korrik ora 20:45.

Sfida në Islandë do të vendosë se cila prej skuadrave kalon në turin e tretë të Ligës së Konferencës.

Kuqeblutë presin që Çarls Bismark dhe Alfred Mensah të pajisen me viza. Bismark, me origjinë nga Gana, bëri mjaft mirë në Shkodër ku kuqeblutë fituan 2 me 1.

Mensah, po ashtu nga Gana, mori minuta si zëvendësues. Të dy bashkë konsiderohen si lojtarë në planet e Martinit, për të fituar sërish minuta.

Tashmë në dyshim është ndeshja e kthimit. Dhe sigurisht që nëse ndodh të mungojnë, do të jetë një problem jo pak i vogël për shkodranët që kanë humbur shërbimet e Kevin Dodajt.



Lexoni të gjitha në Bota Sot