Liverpool-Milan, spektakël në miqësoren e Hong Kongut!
!Milani i Massimiliano Allegrit ka zbritur në fushë në Hong Kong për miqësoren e radhës në turin aziatik, përballë kampionëve në fuqi të Premier League, Liverpool-it të trajnerit Arne Slot, duke fituar me rezultatin 4:2.
Pas sfidës kundër Arsenalit, kjo ishte një tjetër përballje prestigjioze për kuqezinjtë, që vazhdojnë të mbështeten te dyshja sulmuese Pulisic-Leão.
Miqësorja e luksit vazhdoi me ritëm të lartë, me Milanin që dëshmoi formë të shkëlqyer dhe kreativitet në sulm, ndërsa Leão shkëlqeu me gol, asiste dhe dedikime prekëse.