Goditje spektakolare nga distanca, traversa e ndal dy herë Asanin e pafat!

- Bota Sot

Goditje spektakolare nga distanca, traversa e ndal dy herë Asanin e pafat!

Sulmuesi i Kombëtares, Jasir Asani po kalon një formë vërtetë të mirë me Guangjunë në Kore.

Por sot nuk ishte dita e tij me fat në ndeshjen kundër Jeonbuk, e vlefshme për raundin e 24 të kampionatit.

Ai luajti 90 minuta të plota dhe goditi dy herë traversën.

Gjuajtje spektakolare të realizuara me perfektësi, por fati nuk ishte në anën e Asanit i cili nuk arriti të gjente golin sot.



Lexoni të gjitha në Bota Sot