Gyokeres nënshkruan me Arsenalin

- Bota Sot

Gyokeres nënshkruan me Arsenalin

Arsenali ka bërë një tjetër lëvizje të madhe në merkato.

Sipas Fabrizio Romano, Viktor Gyökeres ka nënshkruar kontratën si lojtari më i ri i “Topçinjve”, duke finalizuar gjithçka pas testeve mjekësore të kryera sot.

Zyrtarizimi nga klubi pritet të vijë shumë shpejt, ndërsa gjithçka është tashmë e vulosur.

Sulmuesi suedez, i cili ka shkëlqyer me Sporting Lisbonën, pritet të mbajë fanellën me numrin 14 – një numër me peshë të veçantë në “Emirates”, që dikur e mbante Thierry Henry.

Për Arsenalin, kjo është një goditje që pritet të forcojë repartin ofensiv në një sezon ku synimet janë të mëdha.



Lexoni të gjitha në Bota Sot