Ardon Jashari nuk grumbullohet me Club Brugge për ndeshjen e radhës

- Bota Sot

Ardon Jashari nuk grumbullohet me Club Brugge për ndeshjen e radhës

Ardon Jashari po e bën të qartë se dëshiron vetëm një destinacion: Milanin.

Sipas Fabrizio Romano, mesfushori kosovar nuk është grumbulluar fare nga Club Brugge për ndeshjen e radhës, një sinjal i fortë se transferimi i tij drejt “San Siro”-s është vetëm çështje kohe.

Bisedimet mes Milanit, Brugge dhe përfaqësuesve të lojtarit janë ende në vazhdim, me të gjitha palët që po punojnë për të finalizuar marrëveshjen.

Interesimi për Jasharin ka qenë i madh – dy klube të Premier League tentuan sërish ta bindnin këtë javë, por ai u tha “jo” përsëri. Ëndrra e tij është të veshë fanellën kuqezi dhe të bëhet pjesë e projektit të ri të Milanit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot