Nuk është në planet e Alonsos

- Bota Sot

Nuk është në planet e Alonsos

Një nga lojtarët që nuk është në planet e Xabi Alonso për sezonin e ardhshëm është edhe sulmuesi brazilian, 19-vjeçari Endrick, i cili u transferua verën e kaluar për 60 milionë euro nga Palmeiras.

Sezoni i tij i parë në Madrid, nuk ishte aspak i lehtë, ku luajti shumë pak minuta.

Pikërisht për këtë arsye, drejtuesit e Real Madridit po mendojnë për huazimin e tij diku tjetër, ku të ketë mundësi të luajë më shumë dhe të fitojë përvojën e duhur për t’u bërë pjesë e rëndësishme më vonë te Real Madrid.

“Defensa Central” raporton se Endrick është shumë pranë huazimit te Juventus për një sezon. Klubi bardhezi ka që në muajin maj që ka nisur kontaktet me Real Madrid për huazimin e Endrick.

Përveç Juventusit, për Endrick interesohen edhe klube të tjera si Marseille apo Dortmund, por Juventus është një hap më para tyre. Do jetë një huazim i thjeshtë pa detyrim ose të drejtë blerjeje.



Lexoni të gjitha në Bota Sot