Gyokeres do të mbajë fanellën me numrin 14

- Bota Sot

Gyokeres do të mbajë fanellën me numrin 14

Arsenali ka zyrtarizuar një nga blerjet më të mëdha të verës.

Viktor Gyokeres, sulmuesi suedez 27-vjeçar, është zyrtarisht pjesë e “Topçinjve”.

Klubi nga ‘Emiratës’ të shtunën ka zyrtarizuar transferimin e suedezit.

“Jemi të kënaqur të njoftojmë se suedezi, Viktor Gyokeres, ka nënshkruar një kontratë afatgjatë me ne”, thuhet në njoftimin e Arsenalit.

Gyokeres vjen nga Sporting Lisbon, ku ka pasur statistika mbresëlënëse: 97 gola në 102 ndeshje, duke qenë një nga sulmuesit më të frikshëm në futbollin evropian.

Gjatë dy sezoneve me Sportingun, ai ndihmoi klubin portugez të fitojë dy tituj radhazi në Primeira Liga dhe një Kupë të Portugalisë, duke qenë golashënuesi më i mirë i ligës në të dy sezonet.

Edhe në arenën ndërkombëtare, forma e tij ka qenë e shkëlqyer, me 12 gola në 17 ndeshjet e fundit për kombëtaren e Suedisë.

Viktor Gyokeres do të mbajë fanellën me numër 14 te Arsenali dhe do t’i bashkohet menjëherë skuadrës në turneun parasezonal në Azi, ku trajneri Mikel Arteta do të ketë rastin ta integrojë atë në sistemin e tij për sezonin e ri.



Lexoni të gjitha në Bota Sot