Nga Prishtina te Hajduku i Splitit

- Bota Sot

Nga Prishtina te Hajduku i Splitit

Tashmë është zyrtare. Ron Raçi është futbollist i klubit të madh kroat, Hajduk Split.

HNK Hajduk Split dhe FC Prishtina kanë arritur një marrëveshje për transferimin e mbrojtësit kosovar Ron Raçi.

Klubi kroat ka konfirmuar se 22-vjeçari ka nënshkruar një kontratë afatgjatë që zgjat deri në verën e vitit 2029.

“Hajduk Split ka arritur marrëveshje me FC Prishtina për transferimin e Ron Raçit”, thuhet në njoftimin e Hajdukut.

Raci pritet të bashkohet menjëherë me stërvitjet e skuadrës së parë dhe do të mbajë fanellën me numër 14.

Ai vjen pas një sezoni të suksesshëm me Prishtinën, ku u zgjodh një nga lojtarët më të mirë të ekipit dhe regjistroi më shumë se 40 paraqitje zyrtare, tre gola dhe një asist

Në qershor, Raçi debutoi zyrtarisht me Kombëtaren e Kosovës, në ndeshjen kundër Komoreve.



Lexoni të gjitha në Bota Sot