Alejandro Garnacho gati për hapin e madh

- Bota Sot

Alejandro Garnacho gati për hapin e madh

Alejandro Garnacho nuk bën pjesë në planet e Ruben Amorim, ndaj largimi nga Manchester United është i pashmanghshëm. E ardhmja e argjentinasit duket se do të jetë në La Liga.

Atletico Madrid interesohet për të siguruar shërbimet e Garnacho dhe shumë shpejt pritet ofertë zyrtare në drejtim të Manchester United. Shpejtësia, aftësia e tij në pasime dhe shkathtësia në të dy krahët e bëjnë atë një një lojtar perfekt për skemën e Diego Simeone-s.

Garnacho e njeh mjaft mirë Atletico Madrid, se ka qenë pjesë e këtij ekipi te moshat, para se të transferohej në Angli, te Man. United. Vlera e 20-vjeçarit është rreth 45 milionë euro, shifër kjo mëse e përballueshme për një ekip me financa të shëndosha si Atletico Madrid.

Ky do jetë padyshim një hap i madh në karrierë për anësorin argjentinas, ku do të ketë mundësinë të punojë me një nga trajnerët më të mirë në botë si Diego Simeone, të konkurrojë për nje vend titullari, në një ekip shumë të fortë, si dhe ka mundësinë të luajë në Champions Leauge.



Lexoni të gjitha në Bota Sot