Bajrami debuton si titullar, Muçi gjen rrugën e rrjetës dhe Abrashi kapiten!

- Bota Sot

Bajrami debuton si titullar, Muçi gjen rrugën e rrjetës dhe Abrashi kapiten!

Duel spektakolar me 5 gola mes Grasshopers dhe Luzern, në javën e parë të Superligës së Zvicrës, teksa në fushë nga minuta e parë zbritën 3 lojtarë shqiptare.

Skuadra e Lucernës arriti të triumfonte me përmbysje 2 me 3 ndaj vendasve të Grasshopers. 

Debutim pozitiv për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, Adrian Bajrami, i cili u bashkua me skuadrën e tij të re nga Benfika. 

Bajrami arriti të fitonte “derbin” me kapitenin Abrashi dhe sulmuesin me origjinë shqiptare, Nikolas Muçi. 

Ishte pikërisht Muçi ai që zhbllokoi sfidën në minutën e 5-të nga pika e bardhë e penalltisë. Di Giusto barazoi përkohësisht në minutën e 16-të, teksa Plange në minutën e 31-të, kaloi sërish në avantazh vendasit. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2 me 2 falë golit të shënuar nga Grbiç në minutën e 38-të me penallti.  

Për golin që do të vuloste sfidën mendoi Silva Ferreira, në minutën e 69-të.  Vlen të theksohet fakti se të 3 futbollistët shqiptarë qëndruan gjatë gjithë sfidës në fushë, teksa Abrashi në fund u ndëshkua edhe me karton të verdhë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot