Futbollisti Roni Raçi zyrtarisht është pjesë e klubit të madh kroat, Hajdukut të Splitit.
Nga Prishtina te Hajduku, ndërsa “tifozët e Hajdukut e presin krahapur.
“Hajduku ka përfunduar transferimin e mbrojtësit 22-vjeçar të Kosovës, Ron Raçi, i cili vjen nga Prishtina. Ai është mbrojtës, i gjatë 190 centimetra, i cili ka luajtur edhe për ekipin kombëtar të Kosovës, dhe profili i tij është i ngjashëm me Dominik Prpiçin.
Tifozët e mirëpritën ardhjen e lojtarit”, shkruan mediumi kroat “24 sata”.
""Shpresojmë për Ardian Ismajlin e ri, i cili ka lënë gjurmë shumë të mirë në Hajduk dhe se ky është vetëm fillimi i transferimeve të ardhshme!
Raçi ka mbërritur dhe ne do të jemi kampionë.
Kjo është mirë, por na duhet një sulmues që do të luajë me Livajn. Ai nuk mund ti bëjë të gjitha vetë.
Tani për Erliçin.
Vetëm edhe një Rebiç dhe ne do të jemi kampionë”, janë disa nga komentet në rrjetet sociale të klubit të Hajdukut.