Myrto Uzuni gjen sërish rrjetën me Austin

- Bota Sot

Myrto Uzuni gjen sërish rrjetën me Austin

Për të tretën ndeshje radhazi, Myrto Uzuni është bërë protagonist me skuadrën e Austin.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare kontribuoi me gol sot në orët e para të mëngjesit përballë DC United.

Skuadra e tij triumfoi me rezultatin 4-2 në këtë sfidë të ndërlikuar në transfertë. Myrto Uzuni ishte ai që zhbllokoi shifrat e këtij takimi duke gjetur rrugën e rrjetës në minutën e 22-të.

Sulmuesi shqiptar ndoqi me vëmendje asistin e shokut të skuadrës, duke mposhtur vetëm për vetëm portierin. Në tre ndeshjet e fundit për Austin, Myrto Uzuni ka arritur të gjejë po 3 gola.



Lexoni të gjitha në Bota Sot