Bayerni përforcon sulmin

- Bota Sot

Bayerni përforcon sulmin

Bayerni i Mynihut është shumë pranë blerjes së Luis Diazit.

Mungesa e kolumbianit në miqësoren e djeshme midis Liverpulit dhe Milanit, e justifikuar më vonë nga Arne Slot me fjalët “çështje merkatoje”, ishte prologu i finalizimit të marrëveshjes.

Sipas shtypit britanik, të dy klubet janë shumë afër arritjes së një marrëveshjeje bazuar në 80 milionë euro, pas javësh negociatash me Bayernin, i cili kishte filluar me 65 milionë euro.

Diaz kishte qenë prej kohësh i hapur për t’u larguar nga Anfield, i tërhequr nga perspektiva e një sfide të re.

Liverpuli është klubi që ka shpenzuar më shumë në Europë deri më tani, me mbi 330 milionë euro, një shifër që mund të rritet edhe më shumë nëse “të kuqtë” do të nënshkruanin edhe Alexander Isak, i cili dëshiron të largohet nga Newcastle.



Lexoni të gjitha në Bota Sot