Flick vë rregull te Barcelona

- Bota Sot

Flick vë rregull te Barcelona

Festa e 18-vjetorit të Lamin Jamal dhe të gjitha diskutimet e zhurmën që prodhoi, kanë bërë që trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, të futet në veprim.

Trajneri gjerman nuk dëshiron më shumë shpërqendrime sesa është e nevojshme. I vetëdijshëm për popullaritetin e madh të skuadrës së Barçës dhe për tërheqjen e jashtëzakonshme komerciale të gjeneruar nga disa nga lojtarët yje të ekipit që drejton, Hansi Flik ka bërë rregullime të rëndësishme në kodin e brendshëm të dhomave të zhveshjes.

Me fillimin e fazës përgatitore që ka disa ditë që ka nisur, Flik ka qenë agresiv në frenimin e ekspozimit të tepërt mediatik ndaj lojtarëve të tij. Gjermani e di se për të përsëritur sukseset e sezonit të kaluar, skuadra duhet ta ketë mendjen 100% të përqendruar në futboll. Që tani e tutje, ngjarjet festive të lojtarëve do të mbahen në “minimum”.

Ngjarjet e ndryshme komerciale ose festimet që rrjedhin nga çdo lloj fushate marketingu do të kryhen me më shumë diskrecion, larg vëmendjes për sa kohë që nuk prishin rutinën e përditshme të ekipit të parë.

Vetëm pak javë më parë, trajneri i katalanasve theksoi nevojën për të balancuar jetën private me punën e një atleti elitar. Duke pasur parasysh ngjarjet e javëve të fundit dhe përhapjen e ngjarjeve të shumta komerciale dhe shoqërore që përfshijnë lojtarë të ekipit të parë, trajneri gjerman ka bërë thirrje për reduktimin e axhendës shoqërore në minimum. “Është koha të përqendrohemi pothuajse ekskluzivisht në dinamikën e punës në ekipin e parë” është mesazhi që ai i ka përçuar të gjithëve në klub, në veçanti yjeve të tij.

Këto masa do të jenë thelbësore për të siguruar që lojtarët e Barçës të kenë një nisje të fortë në sezonin 2025- ‘26. Me mbërritjet e Joan Garsias, Roni Bardxhi dhe Markus Rashford, Hansi Flick do të ketë një skuadër më të zgjeruar në numra se në sezonin e kaluar dhe ai dëshiron që të gjithë lojtarët e tij të jenë në formën më të mirë për të luftuar përsëri për çdo titull, ashtu si në sezonin e kaluar dhe kjo mund të bëhet vetëm nëpërmjet punës dhe disiplinës së hekurt.

Zhurma e jashtme mund të jetë bezdisëse dhe shpërqendruese për lojtarët që kanë provuar të jenë në qendër të vëmendjes për shkak të popullaritetit të tyre të madh. Prandaj, këto masa duhet të jenë të dobishme për skuadrën që të përqendrohet plotësisht në sezon. Kujtojmë se Barcelona arriti të fitonte 3 trofe nën sezonin e kaluar. Katalanasit fituan me radhë Superkupën e Spanjës, Kupën e Mbretit dhe qershia mbi tortë ishte titulli kampion në La Liga.



Lexoni të gjitha në Bota Sot