Dinamo do të presë Atletik Eskaldes, më 31 korrik ora 20:45. Blutë synojnë të kualifikohen në turin e tretë, pasi fituan 1 me 2 në transfertën e Andorrës.
UEFA ka caktuar gjyqtarin Jasmin Sabotiç për të vendosur drejtësi në “Elbasan Arena”. Krah përfaqësuesit nga Luksemburgu do të jenë asistentët Rafael Morim dhe Dani Dias Balsa. Gjyqtar i katërt është Loiç Tomas.
Sabotiç ka stemën e FIFA-s nga viti 2020. 30-vjeçari ka gjykuar më parë Shpresat, që fitonin 3 me 1 përballë Andorrës në “Elbasan Arena”.
Rastësia qëndron se ndeshen sërish dy skuadra, njëra që përfaqëson Shqipërinë dhe tjetra Andorrën.
Eksperienca e vetme ndërkohë me një klub shqiptar është ndaj Dukagjinit. Para dy vitesh, skuadra e Superligës së Kosovës sfidonte Rijekën në Ligën e Konferencës ku mposhtej 0 me 1.