Shaqiri kritikon bashkëlojtarët pas humbjes së Baselit

- Gazeta e Prizrenit

Shaqiri kritikon bashkëlojtarët pas humbjes së Baselit

Baseli e nisi me humbje mbrojtjen e titullit të kampionit të Zvicrës.

Të shtunën, Baseli u mposht 2:1 nga St. Galleni. Kapiteni i Baselit, Xherdan Shaqiri, menjëherë është shfaqur kritik.

“Ka shumë gjëra për të diskutuar”, ka thënë Shaqiri.

Baseli ishte në epërsi 1:0, por më pas pësoi dy gola.

“Të dy golat i kemi pranuar shumë lehtë. Duhet të mbrohemi shumë më mirë”, ka thënë Shaqiri. Ai megjithatë ka kritika edhe për lojën në sulm.

“Sikur ta shënonim golin e dytë, ndeshja do të ishte ndryshe”.

Edhe paraqitja e Shaqirit nuk është vlerësuar e mirë nga mediat zvicerane. Ai vazhdimisht kërkon më shumë nga bashkëlojtarët. Është parë ta kërkojë këtë edhe në ndeshjen e së shtunës. Shaqiri ka thënë se madje ndoshta ishte shumë i qetë.

“Ne kemi lojtarë të rinj në ekip. Por ata duhet të jenë në gjendje të përballojnë presionin. Nuk kam ndier se të gjithë po japin 100 për qind. Për këtë ndodhin gabime. Kur aktivizohesh në lojë, duhet të jesh gati. Disa lojtarë nuk ishin gati për ta ndihmuar ekipin”, ka theksuar kapiteni i Baselit./koha



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit