Këta janë tifozët që mbrojnë Kosovën në Serbi, reagojnë ndaj polakëve

- Bota Sot

Këta janë tifozët që mbrojnë Kosovën në Serbi, reagojnë ndaj polakëve

Tifozët “Torcida Sanxhakut” nga Novi Pazari, në asnjë ndeshje, në asnjë rrethanë, nuk iu tremben provokimeve si nga tifozët famëkeq “Delija” e Cërvena Zvezdës si ata të Partizanit të Beogradit, “Grobari”, por iu kundërpgjigjen dhëmbë për dhëmbë kur është në pyetje Kosova.

Kësaj radhe janë ballafaquar me tifozët polakët, të cilët provokuan duke brohoritur “Kosova është e Serbisë”.

Torcida Sanxhakut” nuk duron që të preket Kosova.  

“Pasi shumë media në Serbi dhe të huaja, si dhe deklarata zyrtare të policisë, pretenduan se anëtarët e grupit të tifozëve “Torcida Sanxhakut” morën pjesë në një sulm ndaj një familjeje polake gjatë një ndeshjeje të futbollit midis Novi Pazarit dhe Jagiellonia-s, kho tifozeri reagoi ashpër.

Në një deklaratë publike të publikuar në faqen e Instagram-it “Torcida Sanxhak.1989”, grupi mohoi se anëtarët e tyre kishin ndonjë rol në sulmin ndaj vizitorëve nga Polonia, duke i quajtur pretendimet “absolutisht të pavërteta” dhe një përpjekje për të demonizuar komunitetin e tyre”, ka shkruar mediumi “Sanxhaku Danas”.

“Informacioni është bërë publik në vazhdimësi se anëtarët tanë morën pjesë në një sulm ndaj një familjeje polake, gjë që është absolutisht e pavërtetë.

Ne dëshirojmë të theksojmë se kjo nuk është një familje, as nuk është kryer ndonjë sulm ndaj qytetarëve të pafajshëm, veçanërisht jo ndaj grave apo fëmijëve. Bëhet fjalë për dy tifozeri”, thuhet në deklaratë.

‘Torcida Sanxhak’ thekson se incidenti ndodhi midis tifozëve dhe se “nuk mund të karakterizohet në asnjë mënyrë si një sulm ndaj një familjeje, vizitorëve apo kalimtarëve të pafajshëm”.

Grupi pretendon se disa media dhe struktura politike e kanë përdorur këtë incident, siç thonë ata, për "demonizimin e vazhdueshëm të skenës së tifozëve" në Sanxhak.

"Ne kurrë nuk kemi marrë pjesë dhe kurrë nuk do të marrim pjesë në sulme ndaj njerëzve të pafajshëm.

Përpjekjet për ta paraqitur ‘Torcida Sanxhakun’ si një grup të pakontrolluar banditësh janë pjesë e një narrative më të gjerë që injoron faktet për hir të klikimeve dhe pikëve politike", thuhet më tej.

Së fundmi, ata u bënë thirrje mediave dhe institucioneve të "përmbahen nga informacionet e paverifikuara" dhe ti përmbahen "të vërtetës dhe standardeve profesionale", duke thënë se ‘Torcida Sanxhaku’ nuk është "një problem i shoqërisë, por i identitetit të saj".



Lexoni të gjitha në Bota Sot