Barcelona fiton ndaj japonezëve, e nisin me gola dy talentet

- Bota Sot

Barcelona fiton ndaj japonezëve, e nisin me gola dy talentet

Barcelona e ka fituar 1:3 ndeshjen përballë Visel Kobe. Miqësorja nisi në orën 12:00 dhe u luajt në “Noevir Stadium”.

Pjesa e parë u mbyll me barazim 1-1.

Nga Barcelona shënoi Erik Garsia, ndërsa për japonezët barazoi Mijashiro.

Në pjesën e dytë shënuan dy debutues për Barcelonën. Fillimisht Bardghji në minutën e 77-të dhe më pas Dro Fernandez.

Ky i fundit është pjesë e akademisë së Barçës, ndërsa Bardghji u ble në merkaton e verës.



Lexoni të gjitha në Bota Sot