10 lojtarë rrezikojnë listën “Champions”

- Bota Sot

10 lojtarë rrezikojnë listën “Champions”

Çdo vit, rregulloret e UEFA-s në lidhje me skuadrat për turnetë evropiane i detyrojnë klubet të vlerësojnë me kujdes skuadrat e tyre. Ja që këtë herë Totenhemi përballet me një problem serioz.

“Spurs’ aktualisht kanë vetëm një lojtar të dalë nga sektori i tyre i të rinjve: portieri i tretë, Brandon Austin.

Kjo kuotë është shumë më poshtë minimumit të kërkuar nga UEFA, e cila kërkon që të paktën katër lojtarë të “trajnuar nga klubi” të përfshihen në një skuadër prej 25 elementësh. Pa këto profile, numri i lojtarëve të përshtatshëm zvogëlohet automatikisht. Kështu, në rastin e Totenhemit, klubi rrezikon të jetë në gjendje të regjistrojë vetëm 22 lojtarë.

Kjo situatë është e ngjashme me atë që kanë përjetuar disa klube italiane në të kaluarën, por për ‘Spurs’ rrezikon të bëhet edhe më komplekse. Sipas ‘The Athletic’, nëntë lojtarë aktualisht mund të lihen jashtë për të përmbushur kriteret e UEFA-s. Teksa ardhja e mundshme e Morgan Gibs-Uajt – një marrëveshje që ende nuk është finalizuar – mund ta çojë në dhjetë.

Ndër emrat që rrezikojnë të humbasin pozicionet e tyre janë Ben Davis, Manor Solomon, Brajan Gil dhe Radu Dragushin, i cili aktualisht gjendet jashtë fushave për shkak të një dëmtimi në ligamentin e gjurit.

Pa asnjë shitje të madhe në javët në vijim, Totenhem do të detyrohet të marrë vendime të vështira për t’u përmbajtur kufizimeve të vendosura nga Shoqata Evropiane e Futbollit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot