Ten Hag teston skemën e re te Leverkuseni

- Bota Sot

Ten Hag teston skemën e re te Leverkuseni

Cilën skemë do të zbatojë trajneri i ri i Bajer Leverkusenit, Erik ten Hag?

Gjatë ditëve të fundit në Brazil, ai ka punuar shumë me mbrojtjen me tre lojtarë. Por a do t’i qëndrojë asaj?

Gjatë stërvitjes ajo është parë shpesh në veprim, në miqësoren kundër Flamengos U20, Ten Hag e nisi me këtë skemë, edhe në testin e brendshëm në mbyllje të kampit stërvitor ajo u pa në pjesë të ndryshme të ndeshjes.

Mbrojtja me tre është parë shpesh në Brazil ditët e fundi, si 3-4-2-1 apo 3-4-1-2.

Pra, mbrojtja me tre nuk është hedhur poshtë pas largimit të Xabi Alonsos dhe emërimit të Erik ten Hag.

Edhe pse holandezi njihet si dashamirës i formacioneve 4-2-3-1 ose 4-3-3, dhe e ka praktikuar edhe katërshen mbrojtëse në Rio de Zhaneiro, në shumicën e seancave publike të zhvilluara në Brazil, skuadra ka qëndruar me tre mbrojtës.



Lexoni të gjitha në Bota Sot