Roony Bardghji shkëlqen në debutimin jozyrtar me Barcelonën

- Bota Sot

Roony Bardghji shkëlqen në debutimin jozyrtar me Barcelonën

Barcelona ka mposhtur Vissel Kobe 3-1 në një ndeshje miqësore të zhvilluar të dielën në Japoni, ku vëmendjen më të madhe e mori përforcimi i ri suedez, Roony Bardghji. Ish-lojtari i FC Copenhagen shënoi golin e tij të parë me fanellën blaugrana, duke lënë menjëherë gjurmë në debutimin jozyrtar.

Eric Garcia hapi serinë e golave për kampionët e Spanjës pas 33 minutash, por vendasit barazuan para pushimit falë një goli nga Taisei Miyashiro, që reagoi shpejt pas pritjes së portierit debutues Joan García.

Trajneri Hansi Flick ndryshoi të gjithë formacionin në pjesën e dytë, duke u dhënë mundësinë Roony Bardghji dhe Marcus Rashford të zbrisnin për herë të parë në fushë me fanellën e Barcelonës. Bardghji, vetëm 19 vjeç, impresionoi me lojën e tij të drejtpërdrejtë dhe qetësinë para portës, duke rikthyer epërsinë në minutën e 77-të, pas një aksioni të bukur me Rashford dhe Lewandowskin.

Në fund, Pedro Fernández, një tjetër talent nga La Masia, vulosi rezultatin në 3-1 me një gol të bukur vetëm tre minuta para fundit, duke konfirmuar potencialin e brezit të ri në radhët e Barcelonës.

Me këtë fitore, Barça dërgon sinjalet e para pozitive për tifozët, ndërsa të gjithë sytë tashmë janë te përforcimet e reja dhe të rinjtë që po trokasin fort në derën e ekipit të parë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot