Ish-futbollisti i Egnatias, Serxho Ujka, bëri debutimin ditën e djeshme me skuadrën e Zulte Waregem, në elitën e futbollit belg, në duelin ndaj Meçelen, që u mbyll me barazim dramatik 1 me 1.
26-vjeçari shqiptar u hodh në fushë në minutën e 75-të teksa skuadra e tij ishte duke u mposhtur me rezultatin 0-1.
Aktivizimi i Ujkës duke se i solli fat vendasve në ndeshjen e parë të kampionatit, teksa arriti të gjente baraspeshën në minutën e 90+9 falë golit të shënuar me penallti nga Vosen.
Duelin e radhës në kampionat, Zulte Waregem do e luajë në transfertë ndaj Vesterlo në datën 2 gusht.