Ekipi i futbollit Shkendija e Haraçinës ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Shaban Sulejman.
Vendimi u mor me marrëveshje të ndërsjellë midis dy palëve.
Sulejman arriti që ta rikthejë Shkendija në Ligën e Dytë të Maqedonisë së Veriut.
“Me marrëveshje të dyanshme, sot kemi vendosur të ndajnë rrugët me trajnerin tonë, Shaban Sulejman.
KF Shkëndija 77 e falënderon përzemërsisht trajnerin Sulejman për kontributin, përkushtimin dhe punën profesionale që ka dhënë në këtë periudhë. Ai do të mbetet gjithmonë pjesë e historisë sonë dhe do të gëzojë respektin dhe mirënjohjen e klubit dhe tifozëve tanë.
I urojmë shumë suksese në sfidat e radhës, si në jetë ashtu edhe në karrierë! tanë", thuhet në deklaratë.