Të paktën tre persona kanë pësuar lëndime kur një tren pasagjerësh doli nga binarët pranë qytetit Riedlingen, rreth 158 kilometra në perëndim të Munihut.
Policia federale njoftoi se rreth 100 persona ishin në tren kur të paktën dy vagonë dolën nga binarët në një zonë të pyllëzuar, rreth orës 18:10.
Detajet e aksidentit ende nuk janë bërë të ditura, raporton kp.
Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë pjesë të trenit të përmbysur ndërsa ekipet e shpëtimit po ngjiteshin sipër vagonëve.