Leard Sadriu i ka ndezur fuqishëm “motorrët” në këtë sezon të ri me ekipi ruman FC Arges, ku pas 3 javësh të zhvilluara numëron 2 gola.
Edhe pse ai është me profil defensiv, deri tani nuk i ka munguar “nuhatja” prej bomberi. Sot në të 53 minutë, pas një krosimi nga goditja këndore, Sadriu e “gozhdon” bukur topin me kokë në katërkëndësh e CFR Cluj.
Aventura me FC Arges është e re për 24-vjeçarin, i cili erdhi prej ekipit slloven NS Mura.
Me kombëtaren e Kosovës, Sadriu ka bërë vetëm 1 paraqitje. Vlen të përmendim se në sezonin 2021-2022 mbrojtësi ishte pjesë e Skënderbeut.