Bayern Munihu ka arritur marrëveshje për ta transferuar Luis Diazin nga Liverpooli.
Sipas gazetarit sportiv, Fabrizio Romano, Bayerni dhe Liverpoli ranë dakord për transferimin e Diazit për shumën e 75 milionë eurove.
Propozimi zyrtar është pranuar dhe struktura e bonuseve është tashmë plotësisht e dakorduar, ndërsa Diaz do të nënshkruajë me FC Bayern deri në vitin 2029.
Kolumbiani është autorizuar të udhëtojë javën që vjen për kontroll mjekësor te skuadra bavareze.