Real Madrid në telashe

- Bota Sot

Real Madrid në telashe

Ferland Mendy dhe David Alaba janë dy nga lojtarët që nuk bëjnë pjesë në planet e Xabi Alonso dhe ndaj duhet të largohen. Alaba, kontrata e të cilit skadon në vitin 2026, duket i vendosur për të qëndruar në Madrid dhe për të respektuar deri në fund kontratën.

Real Madrid edhe pse e ka nxjerrë në shitje, deri tani nuk ka asnjë ofertë për austriakun, i cili që  kur u transferua nga Bayern si lojtar i lirë, më shumë kohë ka kaluar në infermieri sesa në fushë.

E njëjta situatë edhe me Mendy-n. Francezi nuk është në planet e Alonso-s pas transferimit të mbrojtësit të majtë Alvaro Carreras si dhe spanjolli preferon më shumë Fran Garcia në atë pozicion sesa Mendy-n.

Në këtë mënyrë, 30-vjeçari duhet të largohet.

Kontrata e tij skadon në vitin 2027 dhe për të “shpëtuar” prej, Real Madrid është i gatshëm ta shesë edhe për një shifër të ulët 10-12 milionë euro. Drejtuesit madrilen duan të shpëtojnë më shumë nga paga e majme që merr francezi, për të cilind eri tani nuk ka ende asnjë ofertë zyrtare nga ndonjë klub tjetër.



Lexoni të gjitha në Bota Sot