Selektorja e Anglisë: Triumfi më i vështirë i karrierës sime

- Bota Sot

Selektorja e Anglisë: Triumfi më i vështirë i karrierës sime

Anglia ka fituar për herë të dytë radhazi Kampionatin Evropian për Femra, duke triumfuar ndaj Spanjës në një finale dramatike që u vendos pas goditjeve të penalltive.

“Luaneshat” konfirmuan dominimin e tyre në futbollin evropian, ndërsa trajnerja Sarina Wiegman shtoi një tjetër sukses madhështor në karrierën e saj.

E emocionuar pas finales, Wiegman deklaroi për “BBC Sport” se ky ishte triumfi më i vështirë i karrierës së saj.

“Sidomos në fushë, me të gjitha sfidat që u përballëm kundër kundërshtarëve tanë. Që nga ndeshja e parë, ishte vërtet e vështirë. Ishte kaos, dhe të humbasësh ndeshjen e parë dhe pastaj të bëhesh kampione evropiane është e pabesueshme”, tha ajo.

Me këtë sukses, Wiegman regjistron titullin e saj të tretë në një Kampionat Evropian, duke e konfirmuar veten si një nga emrat më të mëdhenj në historinë e trajningut në futbollin e femrave.

“Do të festojmë. Do të qajmë më vonë, kur ta kuptojmë. Ne dalim në fushë vetëm për të fituar çdo ndeshje dhe është vërtet bukur kur e bëjmë këtë. Isha vërtet krenare për ekipin dhe pashë sa shumë përpjekje bënë ekipi dhe stafi. Është thjesht e mrekullueshme të punosh me ta,” theksoi ajo.

Anglia konfirmon statusin e saj si superfuqi e re në futbollin e femrave, ndërsa Spanja, kampione e botës në fuqi, mbetet pa trofeun kontinental.



Lexoni të gjitha në Bota Sot