Zhduket 9-vjeçari nga Mushtishti i Suharekës, kërkohet ndihmë për gjetjen e tij

- Bota Sot

Zhduket 9-vjeçari nga Mushtishti i Suharekës, kërkohet ndihmë për gjetjen e tij

Një fëmijë 9-vjeçar nga Mushtishti i Suharekës është zhdukur, dhe po kërkohet ndihmë në gjetjen e tij.

Fatos Jakupi, fëmija që ka humbur gjatë ditës së hënë, momentin e fundit që është parë ka qenë i veshur me farmerka të gjelbra, maicë ngjyrë hiri me shkronja dhe sandale.

Media ka kontaktuar dhe me kryetarin e fshatit, Reshat Selimin, i cili thotë se kërkimet për fëmijën e humbur po vazhdojnë, megjithëse ende nuk është gjetur.

Mësohet se 9-vjeçari është i prekur nga autizimi.



Lexoni të gjitha në Bota Sot