Allegri: Duam të kthehemi në Ligën e Kampionëve

- Bota Sot

Allegri: Duam të kthehemi në Ligën e Kampionëve

Massimiliano Allegri është shprehur i lumtur që sërish po e drejton Milanin.

15 vite pas aventurës së tij të parë në krye të kuqezinjve, tekniku italian sërish është në krye të milanistëve.

Allegri tashmë është me ekipin në Perth të Australisë, ku Milani do të përmbyllë turneun veror më 31 korrik me një miqësore ndaj Perth Glory.

I emocionuar për rikthimin, Allegri nuk e fsheh lidhjen e tij të veçantë me klubin nga ‘San Siro’.

“Jam rikthyer te Milani pas 15 vitesh dhe jam i lumtur që jam këtu. Do të jetë një sezon i rëndësishëm për ne dhe duam të kthehemi në Ligën e Kampionëve. Milani është një nga klubet më të rëndësishme në botë dhe duhet të luajë në Ligën e Kampionëve. Kur e vesh këtë fanellë, ndjen përgjegjësinë e përfaqësimit të një prej klubeve historike dhe gjithmonë duhet të japësh gjithçka”, ka thënë Allegri në një intervistë për ‘Eurosport’.

“Zgjodha Milanin sepse e dua këtë ekip dhe nuk mund t’i thoja jo. E bëj këtë punë me pasion dhe përkushtim, dhe jam i bindur se së bashku do të arrijmë qëllimet që i kemi vendosur vetes”, ka pohuar Allegri.



Lexoni të gjitha në Bota Sot