Shembje e frikshme shkëmbinjsh në një plazh të Anglisë – pushuesit i shpëtojnë për pak tragjedisë

- Bota Sot

Shembje e frikshme shkëmbinjsh në një plazh të Anglisë – pushuesit i shpëtojnë për pak tragjedisë

Një masiv shkëmbor u shemb në plazhin Budleigh Salterton në Devon, Angli – duke rrezikuar jetën e pushuesve.

Sipas raportimeve, qindra tonë gurë ranë papritur në rërë, duke shkaktuar një re të madhe pluhuri dhe frikë te të pranishmit.

Si pasojë, disa persona mbetën të bllokuar në anën tjetër të “rrëzimit” dhe u shpëtuan me varkë nga ekipet e shpëtimit.

Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.

Autoritetet kanë mbyllur shtigjet bregdetare dhe paralajmërojnë për rrezik të vazhdueshëm nga shembjet.

Ekspertët fajësojnë erozionin bregdetar të përshpejtuar nga ndryshimet klimatike. 



Lexoni të gjitha në Bota Sot