Douglas Luiz ka mbërritur në qendrën stërvitore të Juventusit në Continassa, pas mungesës së tij në ditët e para të parasezonit pa lejen e klubit. Ai është rikthyer për të ndjekur përgatitjet me skuadrën, megjithatë, situata e tij mbetet e paqartë.
Agjentët e Douglas Luiz pritet të takohen së shpejti me drejtuesit e Juventusit për të diskutuar të ardhmen e mesfushorit brazilian. Klubi dëshiron të marrë vendime të qarta për situatën e lojtarit.
Juventusi filloi përgatitjet parasezonale më 23 korrik, por Douglas Luiz nuk ishte prezent atë ditë, gjë që do të sjellë një ndëshkim financiar nga ana e klubit. Kjo mungesë ka rritur tensionet mes palëve.
Douglas Luiz është lidhur me disa klube të Ligës Premier, duke përfshirë West Ham dhe Everton. Megjithatë, Juventusi kërkon të marrë rreth 40 milionë euro nga një transferim i përhershëm për të shmangur humbjet financiare.
Ky synim duket i vështirë për t’u arritur, pasi mesfushori ka luajtur më pak se 900 minuta ne te gjtha garat gjatë sezonit 2024-25, dhe nuk ka shënuar gola apo asistuar në ndeshjet që ka marrë pjesë.
Përveç klubeve angleze, si Nottingham Forest dhe Manchester United, edhe Fenerbahçe nga Turqia ka treguar interes per ish-yllin e Aston Villa. Vizita e drejtorit të Fenerbahçes, Devin Ozek, në Itali pritet të ketë lidhje me këtë çështje.