Zekirija Ramadani i vetëdijshëm për forcën e Copenhagenit, por ka shpresa për rezultat pozitiv

- Bota Sot

Zekirija Ramadani i vetëdijshëm për forcën e Copenhagenit, por ka shpresa për rezultat pozitiv

Trajneri i Dritës, Zekirija Ramadani, është deklaruar për media para takimit që gjilanasit do ta luajnë nesër (e martë) ndaj Copenhagenit në kuadër të rrethit të tretë kualifikues në Ligën e Kampionëve.

Në ballafaqimin e parë të zhvilluar në Danimarkë, Copenhagen kishte arritur që të triumfojë me rezultat 2-0.

E ky rezultat tashmë e ka bërë Ramadanin ta pranojë që rikthimi do të jetë i vështirë, por ai premtoi se ekipi i tij do të japë maksimumin për rezultat pozitiv.

“Na pret një ndeshje shumë e vështirë, ashtu siç ishte edhe ajo e para në Kopenhagë. Tashmë e njohim kundërshtarin, në fakt, e kishim të njohur edhe para ndeshjes së parë”.

“Kemi bërë analizën e skuadrës sonë dhe kemi parë që kemi të bëjmë me një ekip me përvojë. Një ekip që gjithmonë e ka objektiv fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve”.

“Mendoj se në ndeshjen e parë bëmë një paraqitje të mirë në aspektin taktik, me disiplinë, me shumë angazhim nga lojtarët. Por, kishte dy momente ku u ndëshkuam”.

“Si në takimin e parë, ashtu edhe në të dytin, do ta japim maksimumin. Favoriti është kundërshtari. Jam i bindur se edhe me një rezultat pozitiv për ne, Copenhageni do të ishte sërish favorit”, përfundoi ai.



Lexoni të gjitha në Bota Sot