Tottenhami i kërkon leje Real Madridit për të filluar bisedimet me lojtarin e tyre

- Bota Sot

Tottenhami i kërkon leje Real Madridit për të filluar bisedimet me lojtarin e tyre

Tottenham Hotspur është shfaqur si klubi më i ri që lidhet me një transferim të mundshëm të sulmuesit të Real Madridit, Rodrygo.

Futbollisti brazilian ndodhet në një situatë të pasigurt këtë verë, pasi roli i tij për sezonin e ardhshëm nuk është i përcaktuar dhe pritet të zvogëlohet nën drejtimin e Xabi Alonsos.

Kjo ka nxitur spekulime të shumta për të ardhmen e tij në ‘Santiago Bernabeu’, me Tottenhamin që konsiderohet si një nga destinacionet e mundshme.

Sipas gazetës AS, Tottenham tashmë ka nisur përgatitjet për transferimin e Rodrygos gjatë kësaj vere.

Thuhet se klubi anglez ka kërkuar leje nga Real Madridi për të biseduar me sulmuesin brazilian.

Qëllimi i Tottenhamit është ta bindë Rodrygon për projektin që po ndërton klubi nën drejtimin e trajnerit të ri Thomas Frank.

Deri më tani, Spurs kanë shpenzuar rreth 150 milionë euro për përforcime, përfshirë lojtarë si Mohammed Kudus, Mathys Tel dhe Kevin Danso. Megjithatë, atyre ende u mungon energjia dhe shpejtësia në krahët e sulmit, vend në të cilin Rodrygo shihet si zgjidhja ideale.

Përkundër kësaj, nënshkrimi i brazilianit nuk do të jetë i lehtë. Real Madridi e vlerëson kartonin e tij me rreth 90 milionë euro.

Presidenti i Tottenhamit, Daniel Levy, është i gatshëm të paguajë ose shumën e transferimit prej 90 milionë eurosh, ose pagën vjetore prej 10 milionë euro të lojtarit, por jo të dyjat njëkohësisht.



Lexoni të gjitha në Bota Sot