Drita kërkon përmbysjen ndaj Copenhagenit në “Fadil Vokrri”

- Bota Sot

Drita kërkon përmbysjen ndaj Copenhagenit në “Fadil Vokrri”

Stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë sonte skenë e një ndeshjeje të zjarrtë në kuadër të rrethit të dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve. Drita do të përballet me skuadrën daneze Copenhagen, në ndeshjen e kthimit që nis në orën 20:00.

Takimi i parë i zhvilluar në Danimarkë përfundoi me fitoren 2-0 të vendasve, duke vendosur Dritën në një pozitë jo të lehtë. Megjithatë, skuadra gjilanase është e vendosur të japë gjithçka në fushë për të realizuar një përmbysje të madhe dhe për të vazhduar ëndrrën evropiane.

Përkrahja e tifozëve pritet të jetë e madhe në “Fadil Vokrri”, ku atmosfera do të jetë elektrizuese në përkrahje të bardhekaltërve.

Në lojë është më shumë se një kualifikim, është krenaria, historia dhe dëshira për ta çuar më tej emrin e Kosovës në arenën ndërkombëtare të futbollit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot