Në mes futen paratë, 2 lojtarë takim “kokë më kokë”

- Bota Sot

Në mes futen paratë, 2 lojtarë takim “kokë më kokë”

Te Tirana vazhdon puna për sezonin e ri. Por nuk mungojnë edhe çështjen e rëndësishme që duhet të zgjidhen sa më shpejt nga drejtuesit bardheblu.

Leon Kozi dhe Rimal Haxhiu janë të radhës që kërkojnë të mësojnë për të ardhmen e tyre. Në fakt dyshja ka kontratë me kryeqytetasit për sezonin e ri, por mes palëve nuk mungojnë takimet.

Ditën e djeshme mësohet nga shtypi i shkruar se mes Kozit, Haxhiut dhe drejtuesve ka patur një takim “kokë më kokë”. Mes tyre është dikskutuar çështja e pagës, ku lojtarët kërkojnë të përmirësohet dhe të kenë rritje rroge.

Aktualisht nuk ka asnjë vendim dhe mbetet të shihet në ditët e ardhshme nëse drejtuesit do të pranojnë kërkesën e lojtarëve dhe çfarë do të ndodhë më pas me të ardhmen e tyre.



Lexoni të gjitha në Bota Sot