Kamer Qaka pezullohet një ndeshje

- Bota Sot

Kamer Qaka pezullohet një ndeshje

Vendim disiplinor nga UEFA pas sfidës ndaj FCSB në Shkup. Kamer Qaka pushon në ndeshjen e kthimit në Bukuresht. 

"UEFA ka njoftuar pezullimin me një ndeshje të mesfushorit tonë Kamer Qaka, pas ndëshkimit me karton të kuq në ndeshjen e parë të raundit të dytë eliminator të UEFA Champions League kundër FCSB në Shkup (1:0).

Sipas vendimit të Komisionit të Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës të UEFA-së, Kamer Qaka është pezulluar për një (1) ndeshje për shkak të ndërhyrjes që solli kartonin e kuq. 

Ky vendim nënkupton se Qaka do të mungojë në ndeshjen e kthimit që zhvillohet të mërkurën (30.07.2025) në Bukuresht, por do të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës në kuadër të raundit të tretë të garave evropiane", njofton Shkendija.



Lexoni të gjitha në Bota Sot