Adnan Januzaj shumë shpejt do të bëhet me skuadër të re.
Pas aventurës jo të mire te Las Palmas në Spanjë, ylli nga Kosova me pasaportë belge pritet të rikthehet te skuadra e fëmijërisë.
Januzaj është në bisedime me Anderlecht në Belgjikë dhe marrëveshja duket të jetë në drejtimin e duhur.
Te Anderlecht Januzaj mund të bëhet bashkë me një kosovar tjetër, gjakovarin Besnik Hasi.
Januzaj është në kontratë me Sevillan dhe ka pagën më të majme në skuadër.