Djali i Tottit 19-vjeçar i jep fund karrierës si futbollist

- Bota Sot

Djali i Tottit 19-vjeçar i jep fund karrierës si futbollist

Cristian Totti, djali i legjendës së Romës dhe Italisë, Francesco Totti, ka njoftuar zyrtarisht tërheqjen nga futbolli profesionist në moshën19-vjeçar.

Lajmi është konfirmuar nga vetë ai përmes një deklarate të shkurtër për “La Nuova”.

“Nuk mund të them asgjë… Po, po tërhiqem, kam vendosur,” u shpreh shkurt Cristian.

Sipas gazetarit lokal Paolo Ardovino, vendimi i të riut vjen pas presionit të madh mediatik dhe peshës së krahasimit të vazhdueshëm me të atin.

Ai theksoi se eksperienca e fundit e Cristian ka qenë një vit më parë me skuadrën Olbia në Serie D, ku pati pak minuta në fushë.

“Pak paraqitje, shumë presion mediatik dhe një polemikë e madhe në rrjetet sociale për gjendjen e tij fizike, që nuk ishte aspak e vërtetë. Ai gjithmonë ka pasur fizik normal për një futbollist,” raporton gazetari Ardovino.

Pas vendimit për t’i dhënë fund karrierës në fushën e blertë, Cristian Totti pritet të nisë një kapitull të ri duke u përfshirë në Totti Soccer School, një projekt edukimi dhe trajnimi futbolli i drejtuar nga familja Totti në Itali, ku do të punojë së bashku me vëllain e tij më të madh, Riccardo.



Lexoni të gjitha në Bota Sot