Pogradeci është një nga skuadrat pretendente për trofe në Kategorinë e Parë. Ekipi i drejtuar nga Ard Mema prej javësh vazhdon përgatitjet intensive për sezonin e ri.
Në klub janë mjaft të motivuar për të ardhmen, teksa siç dihet synimet janë të qarta.
Pogradecarët synojnë rikthimin mes më të mirëve, ndërsa besojnë fort te aftësitë e Memës.
“Trajneri Ardian Mema ka sjellë një filozofi loje sulmuese duke krijuar një skuadër që jo vetëm fiton, por edhe e sigurtë në fushë. Synimi është i qartë: rikthimi mes më të mirëve”, ka shkruar klubi, duke zbuluar kështu se timonieri i liqenorëve ka besimin e drejtuesve dhe atmosfera në ekip është mjaft pozitive.
Siç dihet kampionati i Kategorisë së parë do të startojë më 23 gusht, me pogradecarët që do të kërkojnë fitoren për ta nisur me këmbën e mbarë sezonin e ri.